Me këtë datë lansohet ‘Mbi re’ nga Ledri dhe Buta (Video)

Një bashkëpunim i radhës në estradë është paralajmëruar nga Ledri Vula dhe Buta.

ShowBiz

25/07/2017 08:24

Reperët këto ditë zbuluan titullin e këngës, që është ‘Mbi re’, ndërsa tani kanë bërë publike edhe datën e publikimit, shkruan lajmi.net.

Është data 28 e këtij muaji, kur do të bëhet lansimi i projektit ‘Mbi re’ nga reperët Ledri dhe Buta.

Me këtë rast, Ledri del të jetë njëri nga artistët që ka publikuar më së shumti projekte brenda një periudhe të shkurtër, pas ‘U harrum’ dhe ‘Nona’, kjo është kënga e tretë nga Ledri për këtë sezonë. /Lajmi.net/

28.07

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on