Më kërkesë të Halitit, deputetëve që po mungojnë në seancë pritet t’u hiqen mëditjet

Administrata e Kuvendit ka pranuar kërkesën që për deputetët që kanë munguar sot më herët në seancë dhe po vazhdojnë të mungojnë, pa arsye, të hiqen mëditjet.

Lajme

06/06/2018 16:57

Siç merr vesh lajmi.net, ky vendim pritet të zbatohet nga sekretaria.

Kërkesa e sekretarisë së Kuvendit i është dërguar nga nënkryetari dhe kryesuesi i seancës së sotme, Xhavit Haliti.

Kjo nuk është hera e parë që kërkohet heqja e mëditjeve për seanca, për deputetët që nuk janë prezentë.

Më herët ishte raportuar se shumë deputetë vijnë në fillim të seancës për t’u regjistruar për mëditje dhe më pas dalin.