Me këngë solo apo duete? Ja me çka ‘dhez’ më shumë Majk

Reperi i njohur Majk, vazhdon të jetë një ndër artistët më aktiv të estradës.

ShowBiz

19/09/2018 20:55

Ndonëse shquhet për zërin unik, reperi edhe këtë vit ka sjell këngë të shumta dhe mjaft të pëlqyera, shkruan lajmi net.

Meqë i përshtatet edhe zhanrit të artistëve tjerë, Majk po ashtu nuk mungon as edhe në bashkëpunime.

Në duet më së shumti vjen me anëtarin e labelit të tij ‘BabaStars’, Ghetto Geasyn pa lënë anash duetin me Capital T dhe së fundmi me Ylli Limanin.

Sido që të jetë në bazë të klikimeve të këngëve, ai pëlqehet pothuajse në çdo projekt ku numëron miliona klikime në kanalin, Youtube.

Bashkëpunimet më të suksesshme janë “Ajo” me Getoar Selimin, “S’jena mo”, “Paris Milano”, “Pasha jetën”, e padyshim se edhe kjo e fundit me Yllin e cila për pak ditë ka mbledhur mbi një million klikime.

Përkundër kësaj, projektet solo gjithashtu janë në top-formë sa i përket klikimeve në platformat muzikore. “Dashni”, “Fund”, “Stila”, janë vetëm disa nga këngët më favorite të fansave.

Kjo rezulton se Majk përgjatë këtyre viteve karrierë ka arritur të ketë një numër të madh të fansave të cilët e admirojnë muzikën dhe zërin e tij, pa marrë parasysh projektet muzikore.

E nga ana tjetër, koncertet dhe mbrëmjet e shumta që ka realizuar këtë vit dëshmojnë suksesin dhe ëndrrën e bërë realitet. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player
YouTube player
YouTube player