Me këmbë përpjetë, Adelina ‘reklamon’ blerjet e reja

Këngëtarja Adelina Tahiri njihet si njëra prej artisteve që në të shumtën e rasteve shihet teksa bën blerje super-luksoze.

ShowBiz

16/10/2017 08:49

Madje, ajo në disa prej paraqitjeve të saj publike është pyetur edhe në lidhje me atë se kush e financon atë, kurse përgjigja e saj ishte babai, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar disa imazhe në rrjete sociale në të cilat tregon këpucët dhe çizmet e reja që ka blerë e që padyshim janë të markave të njohura dhe me çmime goxha të larta.

Këngëtarja në njërën prej fotografive shkroi se gjendej në Stamboll, ndrësa disa ditë më parë ka pranuar se është në lidhje duke mos zbuluar shumë detaje rreth të dashurit.

Megjithatë, meqenëse shumë shpesh e shohim jashtë vendit, dyshohet që i dashuri i saj është i huaj. /Lajmi.net/