Me iPhone 6S Apple do të lansojë edhe iOS 9, ja cilat janë 4 veçoritë e tij

Sistemi i ri operativ i Apple pritet të jetë pjesë e ngjarjes madhështore që kompania do ta mbajë sot në San Francisko, ku do të zbulojë modele të reja të iPhone.

Auto & Tek

09/09/2015 13:48

Versioni beta i këtij sistemi operativ tashmë ka qenë i pranishëm që nga zbulimi i parë në WWDC këtë verë – që tregonte atë çfarë mund të presim më shumë nga ky sistem i ri.

iOS 9 nuk është një përditësim dramatik. Ngjashëm si iPhone 6S, versioni i ri i sistemit operativ pritet të jetë një përmirësim që sjellë disa veçori të reja.

Një nga përmirësimet më të mëdha pritet të jetë asistenti digjital Siri. Siri tani do të aktivizohet gjithmonë vetëm duke i thënë “Hey Siri” dhe do të ju ndihmojë në më shumë gjëra se zakonisht.

Këto janë 4 veçoritë e tjera që pritet t’i ketë Ios 9:

Jetëgjatësi më të mirë të baterisë
Të gjithë përdoruesit e iPhone brengosen për jetëgjatësinë e baterisë dhe Apple pritet ta zgjidhë problemin e baterisë me iOS 9. Sipas asaj që kemi mësuar, iOS 9 do të ketë veçorinë ‘Low Power’ e cila është e dizajnuar për të ruajtur energjinë e baterisë së celularit duke fikur disa procese jo esenciale.

Aplikacione të përmirësuara të hartave dhe lajmeve
Apple do të lansojë aplikacionin për lajme që zëvendëson Newsstand dhe vepron në mënyrë të ngjashme si Flipboard dhe Feedly. Ky aplikacion do t’i përmbledhë të gjitha storiet të cilat dëshironi t’i lexoni nga agjencitë e lajmeve. Ndryshe, aplikacioni i hartave do të jetë gjithashtu i përmirësuar, transmeton Lajmi.net.

Siguria në iPhone do të jetë më e mirë
Përdoruesit do të duhet të shënojnë një kod-kalim 6 shifror për të pasur qasje në pajisjet e tyre, në vend të kodit 4 shifror. Kompania ka shtuar gjithashtu një tastierë të re i cila ju mundëson të shkruani më shpejtë në iPhone dhe iPad.

Mbështetje më të mirë për Apple Pay
Apple Pay arriti në Mbretëri të Bashkuar këtë vit dhe Apple pritet të diskutojë edhe për këtë në ngjarjen që do ta mbajë sot. Kompania do ta riemërojë aplikacionin Passbook në Apple Wallet dhe do të përmirësojë aplikacionin që të menaxhojë më mirë kredit-kartelat. (Lajmi.net)