Me iOS 9, iPhone tani e di çfarë të bëjë me sinjalin e dobët të Wi-Fi

Ekziston një problem me lidhje të internetit në iPhone dhe pajisjet e tjera të Apple: Nëse jeni afër një burimi të Wi-Fi, pajisja kapet për atë sinjal edhe nëse sinjali është tepër i dobët, duke e ‘vrarë’ kështu internetin tuaj.

Auto & Tek

07/08/2015 13:05

Në iOS 9, ky problem do të zgjidhet me veçorinë e re të quajtur “Wi-Fi Assist”. Kjo veçori do ta përdorë në mënyrë automatike lidhjen e celularit (cellular data) kur Wi-Fi është i dobët.

Duke e aktivizuar këtë veçori ju do të shpenzoni MB-të tuaj të internetit, por do të keni një problem më pak me internet, transmeton Lajmi.net.

wi-fi-assist

Kjo veçori ishte zbuluar nga 9to5Mac të enjten.