Më i miri në Bundesligë

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Bundesligë pas paraqitjeve fantastike në 12 muajt e fundit. Ylli francez, i cili është edhe finalist për Topin e Artë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, mori një çmim të ri pas atij të futbollistit më të mirë…

Sport

19/12/2013 11:17

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Bundesligë pas paraqitjeve fantastike në 12 muajt e fundit.

Ylli francez, i cili është edhe finalist për Topin e Artë, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, mori një çmim të ri pas atij të futbollistit më të mirë nga edicioni i kaluar i Ligës së Kampionëve si dhe futbollisti më i mirë i vitit në Evropë.

30-vjeçari doli i pari pas votave nga 36 kapitenët e skuadrave nga dy ligat kryesore në futbollin gjerman. Ribery doli fitues para sulmuesit të Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski.

Nga fillimi i vitit, Ribery shënoi 18 gola dhe 20 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Evropës.

Bayern është kualifikuar për në finalen e Kampionatit botëror për klube ku të shtunën do të ndeshet me Raja Casablanca.