Më i mirë se video lojërat

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka lavdëruar kualitetin e disa prej shënimeve më të jashtëzakonshme të tij gjatë vitit 2013 dhe bëri shaka duke thënë se gola të tillë nuk mund të shohim as në video lojëra. 32-vjeçari është pothuajse vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shënimin e golave të bukur, dhe një të…

Sport

30/11/2013 13:20

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka lavdëruar kualitetin e disa prej shënimeve më të jashtëzakonshme të tij gjatë vitit 2013 dhe bëri shaka duke thënë se gola të tillë nuk mund të shohim as në video lojëra.

32-vjeçari është pothuajse vazhdimisht në qendër të vëmendjes për shënimin e golave të bukur, dhe një të tillë gjatë këtij viti e realizoi edhe në paraqitje me Suedinë kundër Anglisë.

Mirëpo, ai mahniti të gjithë edhe me golin e tij në Ligue 1 përball Bastias.

“Shënoj gola që janë vështirë të përsëriten. Këta janë gola që ua ngritin shpirtin njerëzve”, deklaroi ylli suedez për Le Sport 10.

“Me PSG-n, kam shënuar një gol akrobatik së fundmi dhe ju nuk shihni gjëra të tilla çdo javë. E njëjta vlen edhe për gërshërët kundër Anglisë. Por, më besoni, kur shënoj gola si këta, ndjenja është e mirë”, shtoi ai.

“Ju zakonisht shihni gola të tillë në video lojëra dhe mund t’i krahasoni ata me ndjenjën e shënimit të një goli të tillë në të vërtetë. Por, të jem i sinqertë nuk mendoj se mund të shënoni gola të tillë edhe në video lojëra”, u shpreh Ibrahimovic i cili shënoi 19 gola në 21 paraqitje për PSG-n këtë edicion.