Me homologun Mrkic

Ministri Enver Hoxhaj ka takuar në New York homologun e tij serb Ivan Mrkic. \"Shumë takime dhe shkëmbime pikëpamjesh për çështje bilaterale, në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, me Ministrin e Jashtëm Mrkic\", ka shkruar Hoxhaj.

Lajme

29/09/2013 18:00

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka takuar në New York homologun e tij serb Ivan Mrkic.

“Shumë takime dhe shkëmbime pikëpamjesh për çështje bilaterale, në New York, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, me Mnistrin e Jashtëm Mrkic”, ka shkruar Ministri Hoxhaj në Twitter, ku e ka postuar fotografinë nga takimi që duket të jetë zhvilluar në ndonjë bar të selisë së OKB’së.

Ministri Enver Hoxhaj tashmë ka në xhep tri njohje më shumë, të cilat i erdhën shtetit të Kosovës gjatë qëndrimit të tij në New York. Brenda një dite, Kosovën e ka njohur Libia, Tajlanda dhe Grenada.