Me homazhe te varrezat e dëshmorëve, Haziri nis manifestimin “Flaka e Janarit 2018”

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se sot ka nisur manifestimi “Flaka e Janarit 2018”.

Lajme

11/01/2018 15:21

Ky manifestim është i 27-ti me radhë. Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se ky manifestim ka nisur me homazhet në varrezat e dëshmorëve.

“Me homazhet në varrezat e dëshmorëve dhe tek lapitarët në qytet, e nisëm zyrtarisht manifestimin shumëkulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2018”, i cili është i 27-ti me radhë. Sot shënojmë kryengritjen e parë të viteve 80-ta. Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Prishtinë u kryengritën për të na mësuar se si duhet të luftohet për drejtësi e liri. Ky 27-vjetor i “Flakës së Janarit” është simbolika më e madhe se si duhet të nderojmë dhe respektojmë ata që kanë dhënë më të shtrenjtën. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre”, ka shkruar Haziri./Lajmi.net/

26240218_2011902945516761_7118656155046414633_o 26685173_2011902922183430_3975078098421884816_o 26733798_2011902728850116_516182244676245080_n