Me ftesë të veçantë, Azet viziton familjen e presidentit Ibrahim Rugova

Reperi Granit Musa i njohur për publikun si Azet, brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në emër shumë të kërkuar në skenë.

ShowBiz

05/08/2018 13:00

Për javë të tëra, Azet ka performuar në trojet shqiptare, ku mbushi sallat përplot me publik, shkruan lajmi.net.

Sot, me ftesë të veçantë, reperi ka vizituar familjen e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, ku solli pamje nga ambienti i shtëpisë së familjes Rugova.

“Faleminderit shumë për mirëpirjten”, ka shkruar ai mbi një prej këtyre imazheve. /Lajmi.net/