Me forcë i hyjnë në depo dhe i vjedhin cigare

Në Suharekë, dje disa persona me forcë kanë hyrë në një depo dhe kanë vjedhë cigare.

Lajme

22/01/2019 10:13

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Endrit Kavaja”, një person ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në depon e tij dhe kishin vjedhë cigare të llojeve të ndryshme, raporton lajmi.net.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje dhe ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore. /Lajmi.net/