Sonte shfaqet “Më fol për dashurinë”

Në Teatrin Dodona në Prishtinë, sonte do të jepet shfaqja “Më fol për dashurinë” me regji të Kreshnike Osmanit.

ShowBiz

08/03/2016 14:49

Regjisorja Osmani ka thënë se shfaqja ka dy personazhe, Besnike Arifi dhe Bashkim Alaj, ndërsa në temë trajton konfliktin bashkëshortor.

“Jeta e tyre është një rrëmujë. Ata nuk përputhen me njëri-tjetrin. Këtë shfaqje e kam pozicionuar pak më ndryshe, duke i vendosur çiftet në një spital psikiatrik, mbase edhe për shkak të gjuhës që nuk ngjan me një familje të shëndoshë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net