Me fjalë zemre Teuta Krasniqi e uron babain për ditëlindje

Sot ka festë në familjen e aktores, Teuta Krasniqi.

ShowBiz

25/10/2018 15:20

Kjo ngase babai i saj, profesori i njohur, Milazim Krasniqi feston ditëlindjen me ç’rast nuk ka munguar as urimi i Teutës, shkruan lajmi.net

“Jo rrallë herë, e kam cek se sa me fat jam që jam çika jote, sa me fat që jam rritë dhe eduku nga një baba me vlera të larta njerëzore, babë që na ka dhënë dashuri të pakusht dhe përkrahje të përhershme. Mbi të gjitha na ka mësuar që një ndër virtytet më të larta që njeriu duhet t’i ketë, është modestia. Faleminderit babo, faleminderit që je ky që je, faleminderit që na bënë krenar me vlerat dhe veprat e tua. Urime ditëlindja, paç shëndet dhe mbarësi, bashkë me familje e njerëzit e tu të dashur. Të paçim”, janë fjalët emocionuese të saj.

Teuta cilësohet si njëra nga aktoret më të suksesshme dhe më të zonja shqiptare. /Lajmi.net/