Me fishekë në çantë, prangoset shqiptarja në Itali

Një grua shqiptare është ndaluar nga autoritetet italiane pasi ka rezultuar të ishte e pajisur me dokumente false.

Lajme

05/06/2018 09:28

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte pasaportë dhe leje qëndrimi greke të falsifikuara.

Por gjatë kontrollit në çantë, asaj i janë gjetur edhe 100 fishekë për çifte të kalibrit 12. Shqiptarja kishte në plan të udhëtonte nga Verona drejt Tiranës. Ndërkohë që tani do të përballet me drejtësinë italiane.