Më fal Ronaldo, Messi është më i mirë

Legjenda e Realit, Guti thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, para yllit të Los Blancos, Cristiano Ronaldo. Legjenda e Real Madridit, Guti beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe e konsideron më vendimtar se Cristiano Ronaldon. 26-vjeçari argjentinas ka fituar Topin e…

Sport

05/09/2013 12:21

Legjenda e Realit, Guti thotë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë, para yllit të Los Blancos, Cristiano Ronaldo.

Legjenda e Real Madridit, Guti beson se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë dhe e konsideron më vendimtar se Cristiano Ronaldon.

26-vjeçari argjentinas ka fituar Topin e Artë në katër edicionet e fundit dhe Guti ka theksuar se Messi gjithmonë tregon rëndësinë e tij sa herë që skuadra ka nevojë për të.

“Mundem vetëm ta përsëris atë që e kam thënë edhe më parë. Messi është më i miri në botë për momentin. Më dhemb ta pranoj, por është një e vërtetë e thjeshtë”, deklaroi Guti për Punto Pelota.

“Nuk them se Messi është në një nivel tjetër prej Cristianos. Por, ai është më vendimtar në momente të caktuara kur skuadra vërtetë ka nevojë për të. Ai mund të shpëtoj një ndeshje i vetëm. Ata janë pa dyshim dy futbollistët më të mirë në botë, kur sa i përket preferencës time, më duhet të pranoj se më pëlqen Messi më tepër”, përfundoi ai.

Messi shënoi mbi 200 gola për Barcelonën në La Ligë pas depërtimit në ekipin e parë në edicionin 2004-05.