Me edicion special, Jeep përfundon gjeneratën Wrangler (Foto)

Kompania Jeep ka bërë të ditur për një kohë të gjatë, se do të largojë nga prodhimi modelin Wrangler, por e ka shtyrë pë më vonë.

Auto & Tek

13/04/2017 00:55

Mirëpo, këtij modeli klasik do t’i vijë fundi, pasi të lansohet një edicion special me makina për të gjitha terrenet, transmeton Telegrafi.

Sikur edhe paraardhëset, do të ketë motorin me 3.6-litra që prodhon 285 kuajfuqi, ndërsa mundësinë e lëvizjes e ka shumë të lehtë.

Risitë për këtë Jeep do t’i kuptojmë gjatë lansimit në New York Auto Show, ndërsa deri më tani dihet se kushton duke filluar nga 35 mijë dollarë.