Më e vogla e motrave Mustafa feston ditëlindjen! Merr një urim nga to

Lule Mustafa është motra e vogël e motrave më të njohura në estradë.

ShowBiz

18/06/2018 11:06

Ajo sot feston ditëlindjen e 28-të ku edhe ka marrë një urim nga personat më të dashur të saj, shkruan lajmi net.

“Urime dashuri 100 të lumtura”, është mbishkrimi i motrave Mustafa në Instagram.

Duhet theksuar se Lulja është motra e gjashtë, të cilat padyshim që sjellin atmosferë të paharruar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme. /Lajmi.net/