Me Dietën e Ajrit ju bini në peshë më lehtë – Lajmi.net
Me Dietën e Ajrit ju bini në peshë më lehtë
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 23:35, 15 April 2018
Shumë prej nesh mundohen përditë për pamjen duke kërkuar dieta të reja që mund të na ndihmojnë të arrijmë peshën që dëshirojmë.

Disa prej tyre janë dieta të suksesshme por ka të tjera që janë dekurajuese. Dietat e reja janë gjithmonë në lajmet kryesore, sidomos kur ndiqen nga njerëz të famshëm që publikojnë foto të ndryshimit të trupit të tyre, duke i dhënë fansave shpresën se mund të funksionojë, transmeton Top Channel.

Teksa shpresa zakonisht është e rremë, ka një dietë që është e shpejtë dhe e përshtatshme. Quhet “Dieta e Ajrit” (Air Diet) dhe rekomandohet dhe nga FDA-ja amerikane. Mjaft e lehtë për tu ndjekur dhe ka mjaft dëshmitarë që vërtetojnë se ajo funksionon.

Si funksionon Dieta e Ajrit?
Plani i saj është një procedurë me disa hapa që ndihmon në kontrollin e përditshëm të kërkesave për ushqim, por dhe të trajnon mendjen për të arritur qëllimet tuaja.

Ja si punon: sa herë që keni uri, mos lëvizni. Shpenzimi i energjisë të shton më shumë urinë. Uluni nëse është e mundur, dhe merrni frymë thellë dhe gjatë me hundë. Nxirreni frymëmarrjen nga goja, duke liruar të gjitha mendimet e uritura të trurit tuaj.

Numri i frymëmarrjeve që bëni bazohet në nivelin tuaj të urisë. Për shembull, nëse dëshironi ndonjë mesvakt, doktorët rekomandojnë të bëni 4-5 frymëmarrje të thella. Nëse sapo keni nisur të ndjeheni të uritur, 2-3 frymëmarrje.

Pasi bëni këtë, do të shihni se uria është shuar, dhe mund të lëvizni për aktivitetet tuaja me plot energji. Nuk ka efekte anësore dhe me hapa të lehtë Dieta e Ajrit është mjaft e preferuar.

Nuk përmenden kaloritë, pasi dihet që frymëmarrja e thellë djeg më shumë kalori se sa konsumoni. Që kur ajo është miratuar nga FDA-ja amerikane dhe nuk ka hormone artificiale, kjo dietë është një zëvendësuese perfekte për ushqimet e pashëndetshme që ju bëjnë dembelë.

Pra çfarë prisni? Një vizitë për shëndetin e mushkërive dhe hundë të pastra para se të nisni këtë dietë.
Teksa vera po vjen, nisja e kësaj diete është ndoshta ajo që ju duhet.

Fjalët kyçe: Dieta, Pesha

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2