Me çka po vjen iPhone?

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në çastin kur mund ta mbani në duar produktin më të ri të Apple: iPhone 5S dhe 5C. Dhjetë gjëra që duhet t’i dini.

Auto & Tek

18/09/2013 09:28

1.  Ngjyrat prej ari – iPhone 5S është me të vërtetë iPhone i së ardhmes, me një zgjedhje ngjyrash nga ari, ajo me ngjyrë të bardhë dhe të zezë. iPhone 5S është më i shtrenjtë se iPhone 5C dhe ka një  çmim prej 549$, 629$ dhe 709$ për modelet 16GB , 32GB dhe 64GB – SIM Free.

2. iPhone 5C – Shkronja C është për shumëngjyrësh (colorfull). Ky iPhone ka bateri të madhe dhe kamerë të përparme më të mirë se iPhone 5, çmimin do ta ketë 469$ për modelin 16GB dhe 549 $ për modelin 32GB, kur të dalë në shitje me 20 Shtator.

3. Procesimi 64 –bit – Apple është duke u thirrur në procesorët A7 – 64 bit. Kompania pretendon se ky procesor është 2 herë më i shpejtë dhe ka grafikë më të mirë se procesorët e zakonshëm.

4. Ko-procesor në lëvizje – iPhone 5S në brendi ka M7 procesor të lëvizjes, i cili do të regjistrojë të dhënat nga busulla, akselometri dhe xhiroskopi.  Ky është një lajm i madh për kompanitë të cilët krijojnë aplikacionet për matjen e shëndetit gjatë ditës.

5. Sensori i shenjave të gishtërinjve – iPhone 5S ka një sensor për leximin e gjurmëve të gishtërinjve. Ky sensor është tek butoni Home. Në fillim të përdorimit, skanon gishtin tuaj dhe pastaj përveç hapjes së menysë përmes shenjave të gishtërinjve, mund të autorizoni edhe blerjet në Itunes ose Appstore me një prekje të butonit.

6. Fotografoje këtë? – Apple ka përmirësuar kamerën në IPhone 5S, por jo me Megapixel më shumë. Në vend të kësaj, kanë vendosur lente dhe sensorë më të mirë që të lejojë të hyjë më shumë dritë gjatë fotografimit. Do të ketë ngjyra më të mira dhe blic më të mençur.

7. Blej një iPhone dhe merr 5 aplikacione falas! – Apple gjithnjë ka qenë lider për aplikacionet si Keynote, Pages, Numbers, Iphoto, dhe Imovie të cilat kanë qenë me pagesë. Tani këto aplikacione do të jenë falas për të gjithë ata të cilët blejnë pajisjet me IOS. Përveç ofertës për iPhone, këtu janë të përfshirë iPad dhe iPod touch.

8. Një IOS 7 Vdekjeprurës…  – Hardweri është i mirë tek iPhonët e rinj, softweri me ndryshimet më të mëdha deri më tani do të debutojë me 18 Shtator, IOS7. Do të ketë një pamje të re dhe funksionalitet më të mirë. Aplikacionet si ai i fotografive, Airdrop si dhe Siri do të jenë shumë më funksionale. Përmes Siri’t tash mund të qaseni direkt në Twitter.

9. Aplikacione për të gjithë… – Zhvilluesit e softwerëve kanë pasur në duart e tyre versionin e IOS7 në muajin qershor. Që nga atëherë, ata janë duke zhvilluar aplikacionet për iPhonet e rinj. Pritet një stuhi aplikacionesh për IOS7, pas datës 18 shtator.

10. Radio shkëlqen – Njëri nga aplikacionet më të mira në iOS 7 është iTtunes Radio, një aplikacion i avancuar për radio i cili do të jetë pa pagesë. Një herë për një herë, do të jetë i pranishëm vetëm në Amerikë.