Me Aubameyang dhe Mkhitaryan, Arsenali bëhet me super-formacion

Henrik Mkhitaryam dhe Pierre Emerick Aubameyang janë afër kompletimit të transferimit të skuadra e Arsenalit.

Sport

19/01/2018 20:15

Largimi i Sanchezit në drejtim të Manchester Unitedit, ka detyruar Arsenalin të ndërhyjë në tregun e transferimeve për të përforcuar fazën e sulmit.

Henrik Mkhitaryan i Unitedit dhe Pierre Emerick Aubameyang i Dortmundit, janë pranë arritjes së marrëveshjes me Arsenalin.

Me transferimin e këtyre dy lojtarëve, Arsenali do të krijonte një fazë të sulmit për lakimi, me Ozil, Aubameyang, Mkhitaryan dhe Lacazette./Lajmi.net/