Me apo pa operacione plastike, Luana po ‘djeg’ 1 milion njerëz me këtë veshje

Luana Vjollca pas intervistës së fundit u kritikua shumë për deklaratën që dha në raport me operacionet plastike.

ShowBiz

10/06/2018 22:35

Ajo e mohoi të ketë bërë ndonjë intervenim ani pse shpesh kemi parë tituj dhe komente nga ndjekësit ku kanë bërë dallimin, si ishte dhe si është bërë sot ajo, shkruan lajmi.net

Mirëpo pavarësisht këtij fakti, ka njerëz që e pëlqejnë atë dhe janë 1.1 milion që e ndjekin në Instagram dhe po aq e kanë dëgjuar edhe këngën e saj të re.

Për ta festuar këtë, ajo ka publikuar një foto ku shihet se i është vizatuar çdo pjesë e trupit dhe duket tejet seksi.

Pranë fotos ka pranuar komente shumë pozitive madje disa e kanë qujtur edhe Kardashian shqiptare.

”Le ta festojmë 1 milionshin” ka shkruar ajo përkrah imazhit./Lajmi.net/

YouTube player