Me AAK-në e Nismën në protestë, policia nuk përdorë Njësinë Speciale (Foto)

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha masat që sipas planit të saj operativ, të sigurojë mbarëvajtjen e protestës.

Lajme

14/05/2016 14:08

 

Pjesëtarë të policisë shihen në pjesët ku zakonisht në protestat e kaluara,  qëndronin ata të Njësisë Speciale, raporton lajmi.net.

Por këtë herë, për protestën e organizuar nga AAK-ja e Nisma, nuk duket mobilizim edhe aq i madh i pjesëtarëve të kësaj njësie.

Faktikisht në vendin e ngjarjes, përreth sheshit “Skënderbeu”, nuk shihen pjesëtarë të Njësisë Speciale, sikurse në protestat ku pjesëmarrëse ishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, raporton lajmi.net.

Aktualisht përreth institucioneve ka policë, por ata  nuk kanë mbrojtëse e shkopinj prej gome. Policët kryesisht po merren  vetëm me kujdesën për sigurinë e qytetarëve që kalojnë andejpari.

Për protestë paqësore kanë bërë thirrje dje edhe kryetarët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Në anën tjetër, Daut Hoxha,  zëdhënës i Policisë së Kosovës,ka thënë se forcat e rendit kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Sipas tij, qëllimi i angazhimit policorë është siguria e përgjithshme në vend./lajmi.net

13242080_10208882789858243_1677286962_o Foto nga sheshi 'Skenderbeu' 13224175_10208882796938420_315258377_o 13225236_10208882798818467_2138781851_o