Me 5G e shkarkoni një film për një sekondë

Koreja e Jugut është duke i investuar afro një miliard euro për shërbimet 5G. Ky shërbim pritet të jetë gati për këtë vend në vitin 2017, ndërsa do të jetë në dispozicion global në dhjetor të vitit 2020. 5G do të jetë një sensacion i vërtetë. Ajo do të jetë 1,000 herë më e shpejtë…

Auto & Tek

28/01/2014 10:05

Koreja e Jugut është duke i investuar afro një miliard euro për shërbimet 5G. Ky shërbim pritet të jetë gati për këtë vend në vitin 2017, ndërsa do të jetë në dispozicion global në dhjetor të vitit 2020.

5G do të jetë një sensacion i vërtetë. Ajo do të jetë 1,000 herë më e shpejtë se 4G. Një film prej 800MB do të mund të shkarkohet për më pak se një sekondë.

Shpejtësia do të shkojë deri në 1gbps. Derisa bota po mahnitet me shpejtësinë që ka 4G, pas gjashtë vjetësh, pasardhësi i tij do ta bëjë mrekullinë me shpejtësi marramendëse.