Më 5 shtator nis procedura për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni (Dokument)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi ka njoftuar për fillimin e përpjekjes për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në organet shtetërore të Maqedoni.

Lajme

02/09/2017 17:32

 

Këtë njoftim, Grubi e ka dhënë bërë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, përcjell lajmi.net

“Miq, erdhi koha për t’a nis përpjekjen tonë të përbashkët si grup parlamentar për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në organet e pushtetit shtetëror. Uroj të na ec mbarë”, ka shkruar Grubi.

Kështu më 5 shtator do të mbahet seanca e radhës e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë që të vetmen pikë të rendit të ditës ka propozim-ligjin e Gjuhëve. /Lajmi.net/