Më 29 tetor raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoni

Më 29 tetor do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të  35 komunave të cilat nuk fituan në rrethin e parë.

Lajme

17/10/2017 13:55

Në rrethin e dytë, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në një PDSH dhe BESA.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KSHZ-ja në rrethin e parë LSDM fitoi 37 kryetarë për komuna, dhe kandidatët në epërsi kundrejt VMRO-DPMN-së ishin në Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Vinicë,Qytetin e Shkupit, Demir Kapi, Jegunovce, Karbinci, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Staro Nagoriçan dhe Çashkë.

VMRO-DPMNE në rrethin e parë fitoi në tre komuna Ilindien, Petrovec, Sopishtë kurse kandidatët që janë në epërsi në gjashtë komuna, Zrnovc, Kavadar, Novaci, Probishtip, Çeshinovë, Obleshevë, Shtip, .

BDI në rrethin e dytë ka përparësi në 11 komuna, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH janë në epërsi vetëm nga një komunë, raporton Alsat-M