Më 24 qershor, vendimi përfundimtar për sulmuesin e maratonës së Bostonit

Dënimi formal për bombarduesin e maratonës së Bostonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhokar Çarnaev do të merret më 24 qershor të këtij viti pasi ishte dënuar me vdekje nga një gjykata e lartë në këtë qytet. Këtë vendim e ka konfirmuar kryetari i trupit gjykues, raportojnë mediet amerikane.

Bota

28/05/2015 23:06

Tre vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën më 15 prill 2013, kur Çarnaev dhe vllau i tij Tarmelan shpërthyen disa bomba pak para linjës së fundit të vrapimit. Tarmelan Çarnaev ishte vrarë gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë në një aksion për kapjen e tyre, transmeton lajmi.net

Xhokar Çarnaev ka të ngjarë të përfundojë në burgjet ku bëhet ekzekutimi me vdekje në Terra Haute, Indiana. Pas proceseve të ndryshme të ankesave, nëse Çarnaev do të dënohet me vdekje, do të jetë personi më i ri i dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.