Me 229 kg hashash në Greqi, pranga 3 shqiptarëve

Tre shqiptarë u arrestuan nga policia kufitare e Konicës, pasi hynë ilegalisht me sasi hashashi në Greqi.

Lajme

06/12/2017 17:00

Shqiptarëve iu gjet 229 kg lëndë narkotike e ndarë në 90 pako të mëdha, shkruan Top Channel.

Droga u zbulua në zonën malore të Pogonit, prane kufirit shqiptar. Të arrestuarit dolën para Gjykatës Penale të Janinës.