Me 20 euro fals tentuan të furnizohen me benzinë, 3 të arrestuar

Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi” janë arrestuar tre meshkuj.

Lajme

16/01/2017 10:09

Sipas policisë, të njëjtit në një pompë të derivateve, kishin bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 20 euro, e cila ishte e falsifikuar.

Më pas, gjatë kontrollit në veturën e tyre, është gjetur edhe një kartëmonedhë pjesërisht e dëmtuar, e cila gjithashtu ishte e falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje menjëherë pas intervistimit. /Lajmi.net/