Më 2 shkurt seanca për Buxhetin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që më 2 shkurt të mbahet seanca për Buxhetin e shtetit.

Lajme

30/01/2019 16:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë është marrë vendim që seanca për projektligjin e Buxhetit të viti 2019, të mbahet më 2 shkurt, raporton lajmi.net.

Sipas Veselit, seanca plenare do të fillojë në ora 10:00.

“Më 2 shkurt në ora 10:00, do të kemi seancë plenare me nëntë pika të rendit të ditës është edhe pika e rendit të ditës që ka të bëj me Projektligjin për Buxhetin e Kosovës në mënyrë që punonjësit publik të funksionojnë si duhet”, deklaroi Veseli. /Lajmi.net/