Më 10 tetor mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Komuniteti LGBTI dhe përkrahësit e këtij komuniteti do të organizojnë më 10 tetor 2018, në Prishtinë aktivitetin ‘Parada e Krenarisë në Kosovë’. 

Lajme

04/10/2018 13:40

Parada do mbahet në kuadër të aktivitete të “Javës së Krenarisë 2018” e cila nisë nesër më 5 dhe do të zgjas deri më 9 tetor 2018.

‘Parada e Krenarisë’ do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Pas përfundimit të paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.

Motoja e ‘Javës së Krenarisë’ për këtë vit është: “Në emër të Lirisë”.

Moto “Në emër të Lirisë” sipas organizatorëve kërkon liri të shprehjes, liri të të qenit të sigurt, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet.

‘Java e Krenarisë’ ka për qëllim të ngris vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinor.

 Parada organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL).