McLaren zbulon modelin MSO 650S Coupe

McLaren ka zbuluar një model të ri të veturës që planifikon ta prezantojë në Kinë gjatë javëve të ardhshme.

Auto & Tek

30/04/2014 16:47

I quajtur Coupe 650S, vetura është një model me ngjyrë metalike të zezë me një rubin metalik të thellë të kuq që ndryshon ngjyrën kur i ekspozohet dritës, i kombinuar gjithashtu me disa pika kryesore nga fibrat e karbonit.

Vetura përfshinë edhe një ndarës të shquar përpara në kapak dhe nxjerrës të ri të ajrit, anësore të reja, mamitë më të gjerë dhe parakolp të pasëm të frymëzuar nga GT3.

Motori është i mbuluar nga një mbulesë të veçantë të zezë 650S nga ana e jashtme. Brendësia e veturës është e punuar mirë gjithashtu, ka ulëse prej lëkure të zezë të cilat gjenden edhe në modelin McLaren P1.

Detaje mbi fuqinë e makinës nuk janë bërë ende të ditura, por për fuqinë e saj do të bëhet e ditur sapo vetura të dalë në treg.