McLaren ua ofron klientëve mundësinë që modeli 720S të kompletohet siç duan ata (Foto)

Pas prezantimit të modelit 720S, kompania McLaren do të lansojë një platformë në internet, përmes së cilët klientët e porosisin si duan ata këtë makinë.

Auto & Tek

16/03/2017 23:04

Të gjithë ata që kanë vendosur ta blejnë super-makinën, do t’ju jepet mundësia të zgjedhin ngjyrën, rrotat, pajisjet teknologjike dhe materialin e ulëseve, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, prodhuesi do t’i kryejë të gjitha porositë, para se t’ia dërgojë veturën klientit në shtëpi.

Megjithëse çmimet janë mjaft të larta, pronarët e rinj të këtyre modeleve mund të zgjedhin edhe teknologji shtesë, si dhe mundësi të rritjes së kuajfuqive.