MCLaren pret që të ketë shumë fitime këtë vit

Për herë të parë që nga lansimi i parë i produktit të tij në vitin 2009, MCLaren më në fund ka arritur që të kthejë një fitim në vitin 2013, duke pasur parashikime të mëdha për vitin 2014. Dhe tani, shumë dërgesa të P1 priten të ndodhin gjatë vitit 2014, për të mos përmendur të…

Auto & Tek

03/04/2014 15:13

Për herë të parë që nga lansimi i parë i produktit të tij në vitin 2009, MCLaren më në fund ka arritur që të kthejë një fitim në vitin 2013, duke pasur parashikime të mëdha për vitin 2014.

Dhe tani, shumë dërgesa të P1 priten të ndodhin gjatë vitit 2014, për të mos përmendur të ardhurat nga shitjet e modelit të ri 650S.

Kompania pret që viti 2014 të jetë një vit i madh për të, me fitime të mundshme për të arritur katërfishin e vitit 2013.

MCLaren tashmë ka thënë se do të sjellë një model të ri çdo vit dhe ka konfirmuar se është duke punuar në një model të ri, të quajtur P15, që pritet të dalë në shitje në vitin 2017.

Në vitet e ardhshme, kompania pret që të rritë shitjet e saj për 4,500 copë, me shumicën e atyre që bazohen në modele ende të pazbuluara, që priten të përshtaten me modelet e tjera.

Këtu është njëri prej modeleve që MCLaren pret që të sjellë shumë fitime.