McLaren P1 duket mjaft tërheqës në dizajn metalik

McLaren do të fillojë t'u ofrojë blerësve modelin P1 me një punim spektakular të trupit.

Auto & Tek

01/11/2014 22:19

Ky dizajn i veçantë është quajtur ‘Flintgrau Metallic’, i cili ka një ngjyrë të kaltërt të errët që shkëlqen në rrezet e diellit.

I prezentuar nga dyqani i kompanisë në Kaliforni, P1 vjen me disa veçori si në pamje të jashtme ashtu edhe në atë të brendshme, transmeton Lajmi.net.

Kjo veturë e mahnitshme do të kushtojë 1.35 milion dollarë. Kompania lansoi sot fotografitë e këtij punimi të bukur në modelin P1.