McGregor zgjedh kundërshtarin, dueli të zhvillohet më 11 maj

Conor McGregor dëshiron të rikthehet në oktogon për një tjetër duel.

Sport

10/02/2019 11:45

McGregod dëshiron të përballet me Nate Diaz, në UFC 237, më 11 maj, për të kompletuar një prej trilogjive më të mëdha në histori të dueleve luftarake, transmeton lajmi.net.

Luftëtari irlandez u ka thënë UFC-së të aranzhojnë një ndeshje kundër Diaz, për eventin e ardhshëm që do të mbahet në maj, në ‘Arena de Baixada’ në Curitiba të Brazilit.

Ai e ka bërë këtë përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka shkruar: “Aranzhojeni. Do të ndeshem me Nate.”

McGregor dhe Diaz ishin përballur në vitin 2016, në një duel të cilin e kishte fituar luftëtari amerikan.

Pesë muaj më vonë, në UFC 202, ‘Notorious’ fitoi me vendim të jurisë, në një prej ndeshjeve më të mira të vitit.

Mbetet të shihet nëse trilogjia do të bëhet me duelin e 11 majit. /Lajmi.net/