McGregor mbërrin në LA, ka një mesazh për Mayweather

Conor McGregor ndihet optimist para duelit me Floyd Mayweather.

Sport

11/07/2017 12:17

Conor McGregor ka arritur në Los Angeles për përgatitjet e fundit para përballjes me Floyd Mayweather.

McGregor ka thënë se kundërshtari i tij është dashur të qëndrojë në pension, pasi sipas tij, humbjen veçse e ka të siguruar.

“Nuk më intereson se çfarë bën ai”, ka thënë McGregor. “Nuk më intereson. Është dashur të qëndrojë i pensionuar. Tani e ka punën pisk. Kjo është e vërteta e Zotit. Është dashur të paguajë taksat dhe të qëndrojë në pension. Dhe nuk është dashur ta thërras emrin tim”.