McGregor harron Khabibin, gjen kundërshtarin e ri

Conor McGregor ka marrë ftesë për një ballafaqim të ri pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

Sport

14/11/2018 13:55

Donald Cerrone ka pohuar se është duke pritur për Conor McGregor që të përballet me të.

Cerrone njoftoi fundjavën e kaluar se ai do t’i rikthehet garave për peshat e lehta pas fitores ndaj Mike Perryt, transmeton lajmi.net.

Dhe tani ai ka postuar një foto të tij dhe të irlandezit në Instagram me përshkrimin: ”Duke e pritur atë. E njoh atë”.

McGregor ende nuk ka zbuluar planet e tij pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqJN51zg41d/?utm_source=ig_embed