McGregor është milioner, por nuk shpenzon asnjë centë

Tingëllon e habitshme, por trajneri i tij John Kavanagh ka zbuluar gjithçka.

Sport

17/12/2018 11:16

Connor McGregor është një sportistët më të pasur në botë.

Sipas listës që shpërndau Forbes, iralndezi madje konkuronte me Cristinao Ronaldon se kush do fitonte më shumë të ardhura.

McGregor siç e tregon shpesh nëpër foto dhe video në rrjetet sociale, bën një jetë super luksoze.

Megjithatë, ai nuk shpenzon asnjë qindarkë nga pasuria e tij. Tingëllon e habitshme, por trajneri i tij John Kavanagh ka zbuluar gjithçka.

Për “Independent”ai shprehet: “Connor është konkurrues në biznes. Duket e çuditshme por ai nuk shpenzon edhe aq shumë para”.

“E paguajnë për gjithçka që mban veshur, çdo makinë që nget e merr falas dhe nuk shkon thuajse fare në restorante, pasi gatuan bashkëshortja. Unë mendoj se bën një jetë modeste dhe nuk luan bixhoz”. /Lajmi.net/