McGregor do të paraqitet në gjykatë, tejkaloi shpejtësinë e lejuar

Conor McGregor do të paraqitet para gjykatës, për arsye se ka shkelur limitet e shpejtësisë së lejuar me makinën e tij.

Sport

25/11/2018 12:37

Ylli i UFC është kapur duke vozitur me 95 mp/h në një zonë ku nuk lejohet më shume se 60 mp/h, raporton “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Mendohet se McGregor do të dënohet me minus tre pikë në patentë shofer. Megjithatë gjithçka do të varet nga rrethanat.

Nëse kjo ka ndodhur në afërsi të ndonjë shkolle apo diçka të tillë, ai do të dënohet më shumë.

Nëse nuk ka diçka të pazakontë, ai do të dënohet me pesë poena dhe një gjobë prej 300 ose 400 eurove. /Lajmi.net/