McCallister: Rregullojeni ligjin; Vuçiq: Para kësaj Kosova, pastaj Rusia – Lajmi.net
McCallister: Rregullojeni ligjin; Vuçiq: Para kësaj Kosova, pastaj Rusia
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 18:47, 13 August 2017
Çështja kryesore për Serbinë është Kosova.

Më pas pozicionimi i Serbisë ndaj Rusisë dhe jo rregullimi i ligjeve.

Kështu doli të jetë pas takimit të djeshëm që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka zhvilluar me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbi, David McCallister, shkruan Kurir, transmeton Klan Kosova.

Vuçic ka thënë se nuk pajtohet me McCallister, se çështja kyçe për progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është përmirësimi i ligjeve.

“Çështja kyçe është Kosova dhe së dyti pozicionimi i Serbisë ndaj Rusisë, jo rregullimi i ligjit, edhe pse politikanët perëndimorë e përjashtojnë gjithmonë atë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se “koka i dhemb” më së shumti për shkak të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Vetëm Serbia e ka Kapitullin e 35-të. Kjo është pse dialogu ynë i brendshëm me Kosovën e Metohinë është i rëndësishëm, sepse, përderisa nuk ka përmirësim marrëdhëniesh, nuk ka progres në rrugën drejt BE-së. Sidoqoftë, nuk shoh nuk mundësi të dytë që Serbia t’i bashkohet BE-së”, ka vazhduar Vuçic.

Në anën tjetër McCallister ka thënë se pozicioni i tij është i qartë dhe se Serbia varet në llojit e progresit që do ta bëjë në vitet në vijim.

“Nuk është sekret se dua ta shohë Serbinë sa më parë në BE dhe jo vonë dhe kam shuam kolegë që mendojnë kështu. Por që ende ka punë që duhet përfunduar, veçanërisht shikimi i rregullimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Ka shumë artikuj me rendësi që janë nënvizuar në raport dhe se qeveria juaj i di cilat janë”, ka thënë McCallister.

Ai më tej ka thënë se nuk mund të jep një datë se kur Serbia mund të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

Fjalët kyçe: McCallister, Serbia, Vucic

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2