McCain lavdëron Policinë e Kosovës për luftën kundër terrorizmit

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain ka thënë se Kosova ka bërë një punë të madhe në luftimin e ekstremizmit.

Lajme

13/04/2017 15:42

Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës senatori amerikan ka vlerësuar progresin e Kosovës në disa fusha, por kanë thënë se Kosova ka bërë një gjë të madhe në luftimin e ekstremizmit.

McCain ka përmendur edhe parandalimin nga Policia e Kosovës të një sulmi terroristë në ndeshjen Shqipëri-Izrael, raporton lajmi.net.

“Kosova ka bërë një punë të shkëlqyeshme në luftën kudër terrorizmit. Ligjet e miratuar në Kuvend, qindra të arrestuar dëshmojnë për përkushtimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë ndër të tjera senatori amerikan. /Lajmi.net/