McCain kërkon largimin e ambasadorit turk

Senatori amerikan, John McCain ka kërkuar largimin e ambasadorit të Turqisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas dhunës që rojat turke të ambasadës rrahën brutalisht disa protestues në Uashington, të cilët kishin ngritur zërin kundër presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Bota

18/05/2017 16:53

Mediat amerikane citojnë senatorin republikan të ketë thënë se ambasadori turk duhet të dëbohet sa më parë nga SHBA.

“Duhet ta flakim tutje atë ambasador sa më parë nga SHBA-të. Ajo që ka ndodhur nuk mund të kalojë pa përgjigje”, ka thënë McCain.