Mc Kresha jep përgjigjen e papritur: Do ta lë muzikën

Rep artisti Mc Kresha njihet si njëri ndër personazhet publike i cili ndër vite ka bërë për vete një numër të madh të publikut.

ShowBiz

09/12/2018 07:58

Mc Kresha ka një bagazh të ngjeshur artistik dhe e gjithë kjo pasi muzikën e bën me zemër dhe këtë e ka treguar shpesh nëpër intervista, shkruan lajmi.net.

Njësoj edhe së fundmi gjatë një interviste për ‘Oxygen’.

Përballë Besim Dinës ai ka folur për karrierën e tij muzikore, mirëpo njëra prej përgjigjeve nuk do t’u pëlqejë fare fansave.

I pyetur nëse mendon ndonjëherë ta lë muzikën, Kresha dha përgjigjen e papritur.

Zhanri që e shoqëron qe sa vite Mc Kreshën duket se do ta ‘detyrojë’ atë ta lë dikur muzikën. Kështu tha ai pasi në të ardhmen e sheh veten si prind dhe më i përkushtuar në familje.

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti trunor i jem ma jep mundësinë me mbet gjallë edhe pa muzikë. Qaq shumë qe e du muzikën edhe po mendoj me lanë”, tha Kresha gjatë intervistës.

Ndër të tjera ai ka sqaruar se nuk do t’i dukej e rrugës që të merret me hip-hop kur të bëhet prind.

“Unë kur dua ta lë. Pse dua ta lë muzikën. Muzika hip-hop diqysh qysh du me dalë unë me këndu hajde zemër dridhe, e djali jem qaty. Nëse me bëhet familja ime unë nuk mundem me qenë prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo sen e ka ciklin e vet, publiku m’ka rrit se unë kam qenë i mirë” ka përfunduar hip-hop artisti.

Duke qenë se ai gjithmonë e ka dashur futbollin mirëpo nuk ka arritur që ta bëjë endrrën e tij realitet sa i përket kësaj, Mc Kresha synon që në një të ardhme të afërt do të merret me diçka që lidhet me futbollin.

Ndryshe ai ishte pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” bashkë me Fifin dhe interpretuan me emocion këngën “Psikopatja jote”. Mbase jo çmimin kryesor, dyshja rrëmbyen atë  të dytë dhe atë “Artisti më i mirë në web”. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player