Mc Kresha dhe Vedati i ‘Stupcave’ mbrëmë në ‘Sunny Hill Festival’

Nata e parë e koncertit "Sunny Hill Festival" ka qenë e shkëlqyer.

ShowBiz

11/08/2018 14:17

Me performancën e shumë artistëve shqiptarë e deri tek këngëtarja e fundit, Dua Lipa mbrëmja padyshim se ka qenë e mrekullueshme, shkruan lajmi net.

Në mesin e këngëtarëve që ndoqën nga afër koncertin e Duas ishte edhe reperi nga Mitrovica, Mc Kresha dhe aktori i njohur, Vedati që njihet për rolet e tij të shumta.

Në një foto të siguruar nga lajmi.net, Kresha shfaqet në veshje sportive ngjyrë gri së bashku me humoristin Bajrami.

Ndryshe, sonte në natën e dytë do të këndojnë: Kidda, Tayna, Lumi B, Buta, Gjiko, Dafina Zeqiri, Mc Kresha&Lyrical Son, Ledri Vula, Gashi, Col3trane, Action Bronson dhe Marshall Jungle. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmORPcuB8rH/?taken-by=sunnyhillfestival