Mbytet një ruse 16-vjeçare në Ksamil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Ksamilit, ku një vajzë vetëm 16-vjeçare është mbytur në det.

Lajme

21/07/2017 13:40

 

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në ishujt e Ksamilit, ku ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur.

Mësohet se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, megjithatë policia thotë se dyshohet të jetë ruse.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e mbytjes.

Informacion paraprak

Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase.

Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur  ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.

Po punohet për gjeneralitetet e plota.

Trupi i saj po dërgohet drejt Spitalit Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.