Mbytet anija, shpëtohen 100 dasmorë (FOTO)

Një anije në Boston Harbor, në të cilën po festohej një ceremoni martesore, ka rrezikuar të mbytet në ishujt Georges në Massachusetts

Bota

30/05/2016 16:43

Në varkën 35 metra të gjatë po festonin mbi 100 dasmorë, të ftuarit e çiftit Jaime Stern dhe Fernanda Cerqueira.

Këta të fundit kishin ftuar miqtë dhe familjarët për të festuar së bashku martesën e tyre, në det.

Pas alarmit të dhënë, të gjithë personat në bord janë shpëtuar nga Rojet Bregdetare amerikane dhe Policia e Shtetit.