Mbyllja e shkollës në Mengë, banorët bllokojnë aksin Librazhd- Elbasan

Banorët e fshatit Mengël në Elbasan kanë bllokuar këtë të martë aksin rrugor Librazhd- Elbasan.

Lajme

25/09/2018 15:54

Shkak është bërë mbyllja e shkollës 9 vjeçare në këtë fshat, një akt të cilin banorët e kanë kundërshtuar tashmë prej disa ditësh.

Rreth 300 nxënës të fshatit kanë bojkotuar procesin mësimor që prej nisjes së vitit shkollor. Në lidhje me këtë rast do të dalë për të folur dhe kryetari i Elbasanit Qazim Sejdini, përmes një konference për shtyp.

Kujtojme se shkolla atje u mbyll per shkak te tërmetit te majit ne vitin 2017. Premtimi per restaurimin eshte harruar.