Mbyllet zyrtarisht merkato në Itali

Edhe zyrtarisht është mbyllur merkato në Serie A. Pa ndonjë lëzivje "të madhe" apo "befasi" të minutave të fundit, duket se tifozët e klubeve në Serie A duhet të kënaqen me atë që morrën.

Sport

02/09/2014 00:20

Para disa minutave ra gongu. Në Serie A ka mbaruar gjithçka, sa i përket transferimeve për këtë verë.

Nuk ka pasur ndonjë transferim të madh, siç ndodhi me Premier Ligën, por megjithatë liga italiane nuk ka mbetur prapa me lëvizje.

Nga ato që veçohen nga kjo ditë e fundit e afatit kalimtar janë kalimi i Richards nga City në Fiorentina, Bonaventura në minutat e fundit nga Atalanta në Milan e lëvizje tjera.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet ndonjë lojtar tjetër, pasi që marrëveshjet mund të jenë dorëzuar më herët e zyrtarizimet të bëhen më vonë.