Mbyllet Vlora/ Ja ndryshimi surprizuese me zgjedhjet e 2013-ës

Është mbyllur zyrtarisht procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës. PS ka marrë 60.5% të votave, PD 20.9%, ndërsa LSI 11.5%.

Lajme

26/06/2017 22:41

Në këtë qark, dalin 12 deputetë, ku 8 i ka marrë PS, 3 PD dhe 1 LSI.

Ja emrat e deputetëve të Vlorës.

PS

– Damian Gjiknuri

– Vilma Bello

– Alket Hyseni

– Vullnet Sinaj

– Andrea Marto

– Edi Rama

– Edmond Leka

– Fatmir Velaj

PD

– Agron Shehaj

– Nadire Meçorapaj

– Vangjel Dule

LSI

– Shezai Rrokaj

Arben Ristani, Sekretari i Përgjigjëm i PD-së, i renditur i 4-ti në listën për deputetë të PD-së nuk ka mundur të sigurojë mandatin e deputetit. Në këto zgjedhje, ndryshe nga ato të 2013-ës, PDIU nuk merr asnjë mandat në qarkun e Vlorës.

Edhe në 2013-ën, ky qark ndau 12 mandate: PS – 6 mandate; PD – 3 mandate; LSI – 1; PDIU – 1; PBDNJ – 1.